Flash News

E-TJERA

Furgoni i mallrave përplaset me makinën, plagosen 4 anëtarët e familjes

Furgoni i mallrave përplaset me makinën, plagosen 4 anëtarët

Një aksident, ku ka mbetur e plagosur një familje ka ndodhur pasditen e sotme në vendin tonë. Furgoni i mallrave është përplasur me një makinë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 anëtarët e një familjes.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Berat-Dimal. Makina drejtohej nga Resmi Bilbili, i cili ishte me bashkëshorten Gjenovefa dhe dy fëmijët, Riza dhe Pamela.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit dhe nga infomacionet që qarkullojnë në media janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë shoferi i furgonit, 30-vjeçari Valter Belishaku është shoqëruar në polici. Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit