Flash News

E-TJERA

Furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën, bllokohet qarkullimi në Bypass-in e Murrizit

Furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën, bllokohet qarkullimi

Një furgon pasagjerësh është përplasur kokë më kokë me një automjet. Për pasojë është krijuar një radhë e gjatë automjetesh duke bllokuar qarkullimin në Bypass-in e Murrizit në Rrugën e Arbrit.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta. Në vendgjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks.

Nuk dihet ende nëse ka apo jo të lënduar.

Të fundit