Flash News

E-TJERA

Furgoni me emigrantë po ndiqej nga policia, zbardhet dinamika e aksidentit në Këlcyrë

Furgoni me emigrantë po ndiqej nga policia, zbardhet dinamika e aksidentit

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur në orët e vona të mbrëmje së djeshme në Këlcyrë, ku dy persona janë plagosur rëndë.

Forcat e rendit kanë zbardhur dinamikën e aksidentin, duke bërë me dije se ai është shkaktuar nga shoferi i një fugoni që transportonte emigrant të paligjshëm.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër njofton se aksidenti me dy emigrant të plagosur është regjistruar në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Mekami”.

Një fugon tip “Opel”, me të cilin shtetasi A. H. transportonte emigrant nga vendet e Lindjes, ka qenë në ndjekje nga strukturat kundër krimit të organizuar.

Në momentin që efektivët kanë ndëhyrë duke tentuar që ta bllokojnë, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe për pasojë ka goditur dy automjete të tjera.

Prej përplasjes së fortë janë dëmtuar edhe 2 emigrantët nga vendet e treta, siç u raportua mbrëmjen e djeshme.

Sakaq, gjatë kontrollit të mjetit shërbimet e policisë kanë konstatuar 22 emigrantë të huaj nga vendet e treta.

Drejtuesi i mjeti së bashku me emigrantët janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa dy emigrantët e dëmtuar, janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

 

 

 

 

 

 

Të fundit