Flash News

E-TJERA

Furnizim të pandërprerë me ujë në Kavajë, Balluku: Pas kësaj lind nevoja për matësa uji

Furnizim të pandërprerë me ujë në Kavajë, Balluku:

Qytetarët e Kavajës shumë shpejt do të kenë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm dhe për më tepër me një cilësi uji shumë herë më të mirë, se sa furnizimi aktual. Ky projekt është një ndër 5 më të mëdhenjtë, që po realizohet aktualisht në nivel kombëtar, në funksion të objektivit strategjik për transformimin rrënjësor të sektorit të ujit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Vlera totale e investimit kap shifrën e 6.3 milionë eurove dhe prej tij do të përfitojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm afro 42 mijë banorë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nspektuar  ecurinë e punimeve duke thënë se këto investime, u shpreh Balluku, kanë në fokus jo vetëm garantimin e këtij shërimi për qytetarët, por edhe kthimin e tij në ligjshmëri ku në këtë pikë kërkohet edhe një ndërgjegjësim nga ana e vetë qytetarëve.

“E gjithë reforma që kemi bërë në sistemin elektro-energjetik në Republikën e Shqipërisë, qoftë përsa i përket mënyrës së shpërndarjes, uljes së humbjeve në rrjet, apo edhe mënyrën e pagesës nga qytetarët, ka bërë që sot, i gjithë ky shërbim të ofrohet më mirë, me cilësi dhe padyshim qytetari të paguajë atë të që konsumon. Të njëjtën gjë po mundohemi t’a bëjmë dhe me ujin. Pasi të përfundojmë të gjithë sistemin e investimeve, të cilin e kemi nisur nga Vermoshi e deri në Konispol, lind menjëherë nevoja që të ketë matësa uji kudo që investojmë, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të paguajnë atë që konsumojnë, as më pak dhe as më shumë."

Ujësjellësi aktual i Kavajës është ndërtuar në vitin 1978 dhe gjatë viteve të fundit në të janë bërë vetëm ndërhyrje rehabilituese në segmente të vogla. Degradimi ndër vite i rrjetit ndikonte direkt në furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm si nga sasia ashtu edhe nga cilësia, ndërsa më shumë se gjysma e abonentëve ishin të papajisur me ujëmatësa.

Të fundit