Flash News

E-TJERA

Furnizoi makinën me naftë dhe u largua pa paguar, arrestohet i riu në Bulqizë, rrezikoi jetën e punonjësit

Furnizoi makinën me naftë dhe u largua pa paguar, arrestohet i riu

Një 28-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar pasi u largua me shpejtësi nga një karburant në Shupenzë, pa paguar për karburantin, duke rrezikuar jetën e punonjësit të vendit.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A. Xh., i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar nga ky shtet për 10 vite, u paraqit me një automjet tip “Benz” në karburant.

Pas furnizimit me naftë, ai u largua me shpejtësi, duke rrezikuar punonjësin.

“Si rezultat i reagimit në kohë, administrimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit, konkretisht shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.

Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 21.02.2026, në një karburant në Shupenzë, është paraqitur me një automjet tip “Benz” dhe, pasi e ka furnizuar me naftë, është larguar me shpejtësi pa kryer pagesën, duke rrezikuar edhe jetën e punonjësit të karburantit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, si dhe një kapuç në formë maske”, njofton policia.

Të fundit