Flash News

E-TJERA

Furnizonin me kokainë lokalet e natës, arrestohen 8 persona në Durrës, pjesëtarë të dy grupeve kriminale

Furnizonin me kokainë lokalet e natës, arrestohen 8 persona në
Pamje nga operacioni

Policia e Durrësit ka finalizuar dy operacione antidrogë, në sajë të të cilave ka vënë në pranga tetë persona, pjesëtarë të dy grupeve kriminale.

Sipas policisë, pas një hetimi 6-mujor ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata furnizonin me lëndë narkotike kokainë, zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin bregdetar.

Në sajë të dy operacioneve të koduara “Foremost” dhe “Last deal” janë sekuestruar një pako me kokainë, dhjetëra doza kokaine, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga shitja e drogës dhe 2 automjete (2 prej tyre luksoze).

Njoftimi i policisë:

Finalizohen 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Foremost” dhe “Last deal”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Operacionet, rezultat i një hetimi 6-mujor, me metoda proaktive.

Gjatë 2 operacioneve janë vënë në pranga 8 shtetas, pjesëtarë të 2 grupeve kriminale.

-Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në zonën e Sukthit.

-Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në qytetin e Durrësit.

Sekuestrohen një pako me kokainë, dhjetëra doza kokaine, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga shitja e drogës dhe 2 automjete (2 prej tyre luksoze).

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për  Seksionin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale, finalizuan me sukses 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Last Deal” dhe “Foremost”, si rezultat i të cilëve u goditën 2 grupe kriminale që ushtronin veprimtarinë e shpërndarjes së dorgave të forta, në zonën e Sukthit dhe në qytetin e Durrësit.

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Deal” u arrestuan shtetasit:

-G. M. (alias G. L., G. M., G. F.), 48 vjeç, i dënuar më parë;

-T. M., 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;

-A. H., 24 vjeç dhe A. V., 17 vjeç, të katërt banues në Sukth. 

-Në kuadër të operacionit “Foremost” u arrestuan shtetasit:

-E. C., 25 vjeç, G. K., 23 vjeç dhe K. B., 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe S. B., 24 vjeç, banues në Shijak.

Nga hetimet me metoda proaktive ka rezultuar se  shtetasi G. M. kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, këta shtetas, për ndarjen e lëndës narkotike, kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit G. M., në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e shtetastit E. C., në një lagje në Durrës.

Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;

- 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;

- 3 automjete, 2 prej tyre luksoze;

- 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund;

-3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

Të fundit