Flash News

E-TJERA

"Furtunë e krijuar nga Rama", Gjokutaj: Kushtetuesja do e rrëzojë kërkesën e kryeministrit për Ballukun

"Furtunë e krijuar nga Rama", Gjokutaj: Kushtetuesja do e

Avokati Genc Gjokutaj mendon se kërkesa e kryeministrit Edi Rama në Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut është një presion për të shpëtuar paradhomën e tij.

I ftuar në News 24, Gjokutaj tha se as Venecia dhe as Strasburgu nuk janë shprehur, por shton se kjo lëvizje e tij, është një presion, furtunë e krijuar nga vetë ai, duke dashur të bëjë viktimën.

Genc Gjokutaj: Këtu nuk flitet për drejtësinë apo jo të vendimit, kemi të bëjmë me ndërgjegjen e një kryeministri, që shpjegon që dhe Venecia e Strasburgu që nuk është shprehur për këtë punë, ligji është krejt i qartë.

Këtë kështjellë, furtunë e ka krijuar vetë kryeministri, duke dashur të bëjë viktimën.

Sigurisht qëndrimi I tij tregon një frikë të madhe ndaj kësaj lëvizje, se kjo masë është ndaj paradhomës së tij. Po të shihni VKM që SPAK nuk i ka rënë në kokë ti vërë emrin që është korrupsion por thotë shkelje e barazisë në tender.

Kjo është masë për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave jo për ministrin e kryeministrin. Atë VKM  eka firmosur Rama me dorën e tij. Dhe ai kësaj radhe si asnjëherë në jetë ka marrë rolin e avokatit. Ai ka thënë se nuk mbron askënd, tani firmos për një kërkesë në Kushtetuese. E ka kthyer në poligon qitje për interesat e tij.

Të fundit