Flash News

E-TJERA

Milo: PS ka taktikë elektorale denigrimin e kundërshtarit, opozita adreson problemet

Milo: PS ka taktikë elektorale denigrimin e kundërshtarit, opozita

Ish-ministri Paskal Milo thotë se gjuha e përdorur nga kryeministrit Edi Rama në fushatën zgjedhore të 14 majit, është një gjuhë që synon denigrimin e kandidatëve kundërshtarë.

I ftuar në MCN Tv, Milo u shpreh se kjo është një taktikë elektorale e Ramës dhe jo e rastësishme.

Lidhur me fushatën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Milo tha se iu adresohet përveç kundërshtarit, edhe problemeve të qytetarëve.

“Përkundrazi gati çdo ditë ne po shohim një lloj estrade politike që përdoren figura fyese dhe krahasime të padenja për një politikë serioze. Një taktikë elektorale e tillë që PS në mënyrë të veçantë nuk e bën rastësisht, nuk është improvizim i çastit, por e menduar mirë për të denigruar kandidatët përballë një elektorati që në 14 Maj do shkojë në kutitë e votimit.

Ndërsa në fushatën e opozitës kryesore “Bashkë Fitojmë”, edhe ajo ka në një dozë të madhe adresimin dhe akuzën personale ndaj Edi Ramës, duke e akuzuar për shumë gjëra. Por në një pjesë të mirë të fushatës së vetë, iu adresohet dhe problemeve jo aq shumë lokale se sa kombëtare. Ky është problemi kryesor i opozitës.

Ka një stil të vjetër të të bërit fushatë elektorale jo vetëm nga fjalori dhe premtimet, por për fat të keq është retorika e egër që të kujton se dhe 33 vjet pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri, ende kemi të njëjtën gjuhë dhe retorikë si atëherë kur demokracia shqiptare sapo hidhte hapat e para. Përdoret fjalor rruge”, tha Milo.

Të fundit