Flash News

E-TJERA

Fushata zgjedhore/ KQZ miraton fondin paraprak për partitë politike, sa merr PS, PD dhe LSI

Fushata zgjedhore/ KQZ miraton fondin paraprak për partitë politike,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin paraprak për partitë politike për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. 

PS është ajo që ka përfituar më shumë se të tjerat, ndërsa pas saj vjen PD, LSI dhe më pas partitë e vogla. 

Fondi i buxhetit të shtetit është 2 herë më i madh se ai i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Bëhet fjalë për një shumë prej 125 816 694 lekë si paradhënie partive të regjistruara në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Më konkretisht: 

·         Partia Socialiste merr rreth 55.8 mln lekë,

·         Partia Demokratike merr rreth 33.3 mln lekë,

·         Lëvizja Socialiste për Integrim merr rreth 18.9 mln lekë,

·         Parria Drejtësi Integrim dhe Unitet merr rreth 5.5 mln lekë,

·         Partia Republikane merr rreth 3.9 mln lekë,

·         Lëvizja për Zhvillim Kombëtar merr rreth 1.4 mln lekë,

·         Bindja Demokratike merr rreth 1.4 mln lekë,

·         Partia SocialDemokrate merr rreth 1.6 mln,

·         Fryema e Re Demokratike merr rreth 2.1 mln lekë

Të fundit