Flash News

E-TJERA

Fushatë denigruese për prokurorët, përgjimi që mund të fundosë Erion Veliajn

Fushatë denigruese për prokurorët, përgjimi që mund

Apeli i GJKKO-së do të japë sot vendimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej 12 shkurtit, ditë kur u arrestua me urdhër të SPAK.

Seanca gjyqësore u shty dje pasi prokurorët e SPAK kanë depozituar prova të reja për Veliajn, të cilat rëndojnë pozitën e kryebashkiakut në qeli.

Mësohet se Veliaj është përgjuar me vendim gjykate gjatë takimeve me familjarët dhe konkretisht me vëllain e tij, Arbër Veliajn. Këtë të fundit, kryebashkiaku e ka udhëzuar të ndjekë një fushatë denigruese ndaj prokurorëve.

Synimi ka qenë të krijohej një imazh për të intimiduar gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas pretendimit të prokurorëve, në kuadër të kësaj fushate denigruese kanë paraqitur si prova disa shkrime të publikuara në media online dhe televizive.

Të fundit