Flash News

E-TJERA

Fushatë në pandemi, por PS nuk u kursye. Shpenzoi 4 herë më shumë para se PD-LSI

Fushatë në pandemi, por PS nuk u kursye. Shpenzoi 4 herë më

Ndonëse zgjedhjet e 25 prillit u zhvilluan gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, partitë politike, sidomos ajo në pushtet, nuk kursyen për të hedhur para gjatë fushatës elektorale.

Sipas të dhënave nga raporti financiar i dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se shuma më e madhe e parave është harxhuar nga Partia Socialiste, 172 milionë lekë të rinj.

Partia Demokratike ka shpenzuar 47 milionë lekë për fushatën elektorale, ndërsa LSI 43 milionë. Nëse bëjmë një krahasim, PS rezulton të ketë shpenzuar 84 mln lekë më shumë se dy forcat e tjera politike. 

Partitë kanë deklaruar se kanë paguar fatura për konsultime për ndërtimin e strategjive elektorale, për rrjete sociale etj.

Kujtojmë se PS mori 74 deputetë, PD 59, LSI 4, PSD 3.

Të fundit