Flash News

E-TJERA

Fushë-Krujë, përfshihet nga flakët punishtja e një mobilierie në Nikël, rrezikohen edhe magazinat pranë

Fushë-Krujë, përfshihet nga flakët punishtja e një
Foto nga vendi i ngjarjes

Punishtja e një mobilierie në Nikël të Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Mësohet se mobilieria e përfshirë nga flakët është në pronësi të Flamur Bramës, banor i zonës. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, po zjarri po favorizohet nga era dhe rrezikon të përhapet edhe në magazinat e tjera që ndodhen pranë punishtes.

Tre zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

 

 

Të fundit