Flash News

E-TJERA

Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Skënderbeut

Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Skënderbeut

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare ish futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topçiu.

Për 12 vite, nga viti 1960-1972 Topciu do të luante me ekipin e Skënderbeut duke qenë nga mbrojtësit dhe mesfushorët më të mirë të kësaj skuadre.

Veteran Topciu ishte jo vetëm futbollisti model bardhekuq por qytetari i njohur i Korçës.Ai dhe sot ka qenë në takimet e organizuara nga bashkia Korçë në bibloteken ‘Thimi Mitko’, për të folur për shqetësimet dhe problemet e qytetit të tij.

Aty ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërhyrja ka qenë e menjëhershme nga ana e spitalit të Korçës të cilët kanë bërë gjithçka për të mbajtur në jetë ish futbollistin e Skënderbeut i cili fatkeqësisht është ndarë nga jeta.

Të fundit