Flash News

E-TJERA

“Futbolli shqiptar do të ketë çudira”, Shakohoxha: Do të publikohen përgjime nga Federata

“Futbolli shqiptar do të ketë çudira”, Shakohoxha:

Ish-komentatori i njohur dhe kandidati për president Federata, Dritan Shakohoxha deklaron se në vijim do të dëgjohen çudira në sportin shqiptar.

FSHF e ka çdo komunikim në rrjete që duket sikur janë sekrete por që nuk janë të tilla. Zërat thonë se do të ketë publikime dhe “Panorama” do të mbushet me komunikime të tilla. Komunikimet në aplikacione të sigurta nuk janë më. Nga sporti do të ketë çudira. Ka frikë. Sa më lart të hipësh, aq më shumë bën ftohtë”, tha Shakohoxha i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24.

Po ashtu, ai nuk ka kursyer kritikat për kampionatin shqiptar dhe skemën e re të Superiores.

Teorikisht askush nuk ka mendim pozitiv vetëm ata që e kanë shpikur. Është diçka që nuk i jep vlerë udhëheqësit por zhvlerëson një pjesë të dukshme të kampionatit. Në fillim ndihen skuadrat dhe më pas rivaliteti por kjo e heq vlerën. Kampionati shqiptar e ka pasur vlerën çdo vit e më poshtë dhe këtë sezon ka pasur numrin më të paktë të tifozëve.

Këtë problem ka kampionati shqiptar dhe transmetimi në kompaninë tjetër ka treguar se kampionati nuk është menaxhuar mirë. Është parë më mirë pjesa ekonomike dhe pjesëza ku nuk fitojnë klubet e futbollit, por FSFH”, tha ai.  

 

 

Të fundit