Flash News

E-TJERA

Futën kontrabandë 80 mijë litra naftë/ Arrestohet kapiteni dhe mekaniku, sekuestrohet peshkarexha

Futën kontrabandë 80 mijë litra naftë/ Arrestohet kapiteni

Një peshkarexhë me 80 mijë litra naftë është sekuestruar në Durrës, ndërsa në pranga janë vënë kapiteni dhe mekaniku i mjetit lundrues.

Ata kishin përshtatur një depozitë në peshkarexhë, për mbajtjen e rreth 80.000 litrave naftë të kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Të arrestuarit janë  F. A., 65 vjeç dhe N. Xh., 53 vjeç, të dy banues në Durrës. Ndërsa në kërkim është shpallur adiministratori i peshkarexhës, A. M.

Të tre personat kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë.

Të fundit