Flash News

E-TJERA

Fyerjet në Kuvend, ish-deputeti i PS: Të transmetohet në darkë, mos ta shohin fëmijët

Fyerjet në Kuvend, ish-deputeti i PS: Të transmetohet në

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, nuk i ka kursyer kritikat e tij për gjuhën dhe leksikun e përdorur në Parlament nga deputetët.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Bushati tha se do të ishte më mirë që Parlamenti të transmetohej në darkë në mënyrë që të mos shihej nga fëmijët. Sipas tij, gjuha e komunikuar në seancat plenare nuk është etike, por regresive.

“Ndoshta me të vërtetë duhet që parlamenti të transmetohet në darkë që të mos ta shohin fëmijët tanë. Në vend që ishte një vend ku gjuha, komunikimi, edukata, etika të merrej dhe transmetohej, në fakt është regresive. Në vend që shoqëria të mësojë nga përfaqësuesit e saj, shohim të kundërtën. Kjo ka ndodhur shpesh në historinë shqiptare”, u shpreh Bushati.

Të fundit