Flash News

E-TJERA

Fyerjet ndaj Vokshit në seancë plenare, Sekretariati i Etikës vendos sot për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Fyerjet ndaj Vokshit në seancë plenare, Sekretariati i Etikës

Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë sot dy kërkesat për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit dhe deputetit demokrat Klevis Balliu, pas seancës së fundit në Kuvend e cila u shoqërua me fyerje dhe përplasje fizike.

Procesi pritet të nisë në orën 14:00 me kërkesën e PS-së dhe në 15:00 me atë të PD-së. Opozita ka kërkuar masë disiplinore prej 60 ditësh për Taulant Ballën, me pretendimin se ka përdorur gjuhë seksiste dhe diskriminuese ndaj deputetes demokrate, Albana Vokshi.

Ndërkohë, mazhoranca kërkon përjashtimin e Gazment Bardhit me 10 ditë për pengim të punimeve dhe të Klevis Balliut me 30 ditë, pas incidentit ku ky i fundit shkuli mikrofonin dhe tentoi të godiste kreun e grupit parlamentar socialist.

Miratimi i këtyre masave do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën parlamentare, pasi asnjë prej deputetëve nuk do të mund të merrte pjesë në seancën e 12 marsit, ku do të votohen raportet e PS dhe PD për kërkesën e SPAK lidhur me arrestimin e Belinda Ballukut.

Të fundit