Flash News

E-TJERA

Gafa diplomatike, Spiropali ngatërron dekoratën ukrainase me atë ruse

Gafa diplomatike, Spiropali ngatërron dekoratën ukrainase me atë

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ka shënuar një gafë diplomatike.

Në letrën e falënderimit drejtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, shihet qasrte se si dekoratën që i akordohej, Urdhri i Princeshës Olga, Spiropali e ka quajtur “Urdhri i Shën Ollgës”, një dekoratë e lidhur me traditën ruse dhe jo ukrainase.

Gafa u pikas nga analisti Basir Çollaku i cili shkruan: “Mamica jonë e Parlamentit ka shënuar një gafë diplomatike. Deri në provokim. Urdhri i Shën Ollgës është dekoratë, jo ukrainase, por ruse. U krijua nga Cari Nikolla II i Rusisë më 11 shkurt 1913 me rastin e 300-vjetorit të dinastisë së Romanovëve dhe u shfuqizua nga revolucioni bolshevik i vitit 1917. Sot këtë dekoratë e akordon Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Vladimir Mihajloviç Gundajev, me emrin fetar Patriarku Ciril.”

Të fundit