Flash News

E-TJERA

Gafa ne Lojërat Mesdhetare, organizatorët ngatërrojnë himnin shqiptar me atë qipriot

Gafa ne Lojërat Mesdhetare, organizatorët ngatërrojnë himnin

Atletja shqiptare Luiza Gega fitoi dje medaljen e artë në Lojërat Meshdetare. Mirëpo gjatë ceremonisë së dhënies së medaljes për Gegën, ndodhi një incident.

Organizatorët ngatërruan himnin shqiptarë duke vendosur në sfond himnin e Qipros. Duket se organizatorët e kanë ditur se Gega vinte nga Qipro, pasi edhe diploma e akorduar e cilësonte si pjesëtare të ekipit qipriot.

Me paraqitjen e saj, Gega vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

Kjo është medalje e dytë e artë e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare.



Të fundit