Flash News

E-TJERA

“Gafat” e SPAK në fletë-thirrjen për qytetarët

“Gafat” e SPAK në fletë-thirrjen për qytetarët

Politologu Afrim Krasniqi ka analizuar fletë thirrjen që SPAK/BKH, i ka dërguar një qytetari në kuadër të hetimeve të cilat po kryen lidhur me skandalin e “check-up”.

Krasniqi ka theksuar mungesat që kjo fletë- thirrje ka, duke nisur nga elementët zyrtare, si adresa, kontakti deri te gabimet drejtshkrimore, të cilat vlen për tu përmendur që janë të shumta.

“Lajm i mirë që SPAK po heton skandalin e “check-up”, krimi me shëndetin nuk është vetëm korrupsion, por i shokuar nga formati i letrës së SPAK/BKH. I mungojnë elementët zyrtarë, adresa & kontakti, protokolli, etika & respekti për qytetarin dhe ka gabime drejtshkrimore me shumicë!”, shkruan Krasniqi.

“Gafat” e SPAK në fletë-thirrjen për qytetarët

Prokuroria e Posaçme ka thirrur sot për të dëshmuar 70 qytetarë nga Elbasani, të cilët kanë marrë shërbimin check-up.

Ata janë thirrur për të dhënë deklarime, lidhur me kryerjen e check-up-it”. Mësohet se të moshuarit do të pyeten veçmas dhe do t’i përgjigjen pyetjeve të hetuesve të BKH se sa herë kanë kryer “check up-in”, dhe në çfarë qendrash e kanë bërë atë.

Të fundit