Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gara e ashpër e ajrit, konkurrenca nxjerr operatorët nga tregu, por ul çmimet

Aeroporti i Rinasit është i zënë në çdo orë të ditës dhe të natës. Teksa rri në radhë mund të dëgjosh të flitet italisht, spanjisht, anglisht, gjermanisht, polonisht, arabisht etj.
Rifillimi i lëvizjes së lirë pas pandemisë dhe kthimi i vendit në një destinacion të preferuar turistik kanë rritur me shpejtësi tregun e fluturimeve ajrore dy vitet e fundit.
Ndihmë ka dhënë dhe hyrja e operatorëve me kosto të ulët, që kanë nxitur edhe më shumë udhëtimet. Të dhënat nga “Tirana International Airport” bënë të ditur se në vitin 2023, nga dhe përmes Rinasit, kanë udhëtuar një numër rekord prej rreth 7.3 milionë pasagjerësh, me rritje prej 44% në raport me vitin e mëparshëm.
Në krahasim me 2019-n, përpara se të fillonte ndërprerja nga pandemia, numri i pasagjerëve është më se dyfishuar. Pritshmëritë e aeroportit janë që këtë vit të kalohet shifra e 9 milionë pasagjerëve.
Në një treg në rritje, gara është e ashpër. Operatori me kosto të ulët “Wizz Air” ka fituar vazhdimisht terren, duke nxjerrë nga loja konkurrentët, teksa në tre vjet arriti të marrë më shumë se 50% të tregut.
Dominimi i tij krijoi terren për rritjen e çmimeve në pjesën e parë të vitit 2023, që u zbut në gjysmën e dytë, pas hyrjes së operatorit tjetër me kosto të ulët, irlandezëve të “Ryanair”.
Konkurrenca e fortë çoi në ikjen drejt Kosovës të “Albawings”, që bëhet operatori i radhës që largohet pas “Ernest Airline” në 2019 dhe “Blue Panorama” në 2020.
Më të fituar kanë dalë konsumatorët. Hyrja e operatorëve me kosto të ulëta ka sjellë çmime më të ulëta për udhëtarët, si për shqiptarët, ashtu dhe të huaj, duke qenë një faktor kryesor që ka nxitur ardhjen e turistëve të huaj.
Më shumë se gjysma e udhëtarëve janë të huaj dhe pesha e tyre ka ardhur në rritje nga viti në vit, sipas TIA.
Nëse prenoton rreth një muaj përpara mund të presësh bileta drejt Italisë, që kushtojnë 20 euro në një drejtim, 40-70 euro drejt dhe nga Barcelona, për në Londër 20 euro, në Stokholm 15-40 euro etj.
Gjermania shtrenjtohet ndjeshëm në qershor- korrik, për shkak të kërkesës së lartë për të ndjekur Kampionatin Europian, sidomos në datat kur luan dhe Shqipëria, duke i kaluar 100 euro për një ndërtim.
Si u nda tregu në vitin 2023, “Wizz” thellon kryesimin
Që nga 2019-a, kur realizoi vetëm 6% të fluturimeve, “Wizz Air” e ka rritur me shpejtësi dominimin në tregun vendas. Në 2021, kjo peshë arriti në 34%, duke u ngjitur në 58% në vitin 2022. Në 2023, tendenca e rritjes vazhdoi, ndonëse me ritme shumë më të ngadalësuara, duke e mbyllur vitin në nivelin e 61%.
Hyrja e operatorit tjetër me kosto të ulët, “Ryanair” në muajt e fundit të 2023, e ndali disi vrullin e hungarezëve.
Të ardhurat e “Wizz Air” nuk deklarohen në Shqipëri, pasi kompania është e huaj, me kapital hungarez dhe nuk dorëzon bilanc në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Përmes saj qarkulluan nga dhe në Rinas rreth 4 milionë pasagjerë, në 2023, sipas të dhënave nga TIA.
Me një mesatare bilete prej rreth 30-40 eurosh, vlerësohet se ky operator ka qarkulluar rreth 150 milionë euro.
“Air Albania” e mbylli vitin 2023 si operatori i dytë më i madh, me 7% të tregut, në rënie nga 10% vitin e mëparshëm dhe 18% në 2021.
Hyrja e “Wizz air” ka ndikuar zgjerimin e këtij operatori në destinacionet përveç Stambollit. “Air Albania”, që është pjesërisht në pronësi të shtetit (10%) nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc.
Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë ishte rreth 3.8 miliardë lekë në vitin 2021, për të arritur në rreth 5 miliardë lekë (48 milionë euro) në vitin 2022.
Në vend të tretë është “Albawings”, operatori me kapital shqiptar, që zuri 5% të tregut, nga 10% në 2019-n. Të ardhurat e tij, sipas bilancit, ishin 4.6 miliardë lekë (43 milionë euro).
Në janar, kompania njoftoi se do të transferonte aktivitetin në Kosovë. Në Shqipëri, “Albawings” nuk arriti të jetë fitimprurëse. Në 2022, ajo raportoi një humbje prej rreth 170 milionë lekësh, nga -410 milionë lekë vitin e mëparshëm.
“Lufthansa” dhe “Austrian Airlines” zunë përkatësisht 4% dhe 3% të fluturimeve në vend. Pesha e tyre në vite është e qëndrueshme, teksa ato janë të përqendruara kryesisht në fluturimet tranzit drejt destinacioneve të largëta.
Me vetëm dy muaj aktivitetit, “Ryanair” arriti të ketë 2% të tregut.
“Pegasus Airline”, me destinacion Turqinë realizoi 2% të fluturimeve, në rënie të ndjeshme nga 7% në 2021, e ndikuar nga konkurrenca e “Air Albania”.
Aktiviteti i charter-ave kulmoi në vitin 2021, kur Shqipëria filloi të bëhej një destinacion i preferuar turistik. Në 2019-n, përmes charter-ave fluturuan 8% e pasagjerëve.
Pesha e tyre ra më pas, duke zbritur në 4% në vitin 2023, teksa operatorët me kosto të ulëta filluan fluturimet direkte në shumë destinacione të Europës, si Poloni, Norvegji, apo Çeki.
Sipas të dhënave nga “Tirana International Airport”, në vitin 2023 fluturuan gjithsej në Rinas 19 operatorë (përveç charter-ave), por pjesa e tregut për 10 prej tyre është rreth 1% secili.
“Ryanair” merr 20% të pasagjerëve që në dy muajt e parë të aktivitetit
Nga 31 tetori, operatori i fluturimeve “Ryanair” nisi fluturimet në Shqipëri. Që në muajin e parë të aktivitetit, në nëntor, kompania mori gati 21% të tregut, ndërsa në dhjetor, pesha u ul lehtë, duke zbritur në rreth 20%.
Në një intervistë të mëparshme për “Monitor”, CEO i “Ryanair”, Michael O’Leary, ka pohuar se parashikon rritje të shpejtë, me 1.6 milionë udhëtarë në vitin e parë, 3.2 milionë në vitin e dytë, 5 milionë në vitin e tretë, duke u bërë kështu kompania më e madhe ajrore në Shqipëri brenda tre vjetësh.
Ai pohoi se Shqipëria do të bëhet një prej destinacioneve më tërheqëse në Europë dhe Tirana do të jetë një prej qyteteve që do të shfaqet në tërë Europën, si një vend i ri për udhëtim.
Në fund të janarit, kompania njoftoi se do të shtojë 6 destinacione të reja për verën e 2024, duke e çuar në 22 numrin e udhëtimeve.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Ryanair”, Michael O’Leary, tha se së shpejti do të krijohet baza e “Ryanair” në TIA.
Fluturimet po shkojnë drejt përqendrimit, dy operatorë kanë 80% të tregut
Në gjysmën e parë të 2023, biletat shënuan rritje të fortë. “Wizz Air” që hyri fillimisht me çmime të ulëta, me 10-20 euro në një drejtim, duke bërë revolucion në tregun vendas të fluturimeve, i shtrenjtoi ndjeshëm ato, pasi arriti të merrte gati 60% të tregut.
Për disa muaj, biletat u shtrenjtuan dhe mbi 100 euro në një drejtim. Por, lajmi për hyrjen në treg të operatorit tjetër me kosto të ulët, “Ryanair”, ndikoi pozitivisht në uljen e çmimeve në gjysmën e dytë të vitit.
Shefqet Kastrati, president i “Kastrati Group”, i cili ka në pronësi “Tirana International Airport”, ka pohuar më herët për “Monitor” se “krizat globale, që sollën rritjen e çmimeve të karburantit, u reflektuan në rritjen e çmimeve të pothuajse gjithçkaje, në të gjithë botën.
Këtu nuk bëri përjashtim as industria e aviacionit për të cilën karburanti është një kosto e madhe”.
Megjithatë, ai shtoi se Shqipëria, për fat të mirë, ka ruajtur çmime mjaft më të ulëta se niveli global i rritjes së çmimeve.
“Në krahasim me aeroportet e rajonit, çmimi mesatar i biletave për Tiranën është 30% më i ulët, pavarësisht se kërkesa dhe numri i pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës është dyfish mbi numrin e aeroporteve të Ballkanit Perëndimor, pa përfshirë Beogradin”.
Z. Kastrati pohoi se “konkurrenca e shtuar në TIA, besoj se do të ndikojë në ruajtjen e çmimeve në nivele më të ulëta dhe të përballueshme për qytetarët e Shqipërisë, si dhe për të huajt”.
“Mendoj se aeroporti po rritej me linja ajrore të tjera me çmime të larta. Në vitet e fundit, këto linja ajrore kanë ndalur rritjen dhe kanë rritur çmimet.
Prandaj mendoj se aeroporti është drejtuar te ‘Ryanair’ dhe i ka thënë, shikoni, kemi nevojë për më shumë konkurrencë këtu, duam çmime me të vërtetë të ulëta.
Dhe mendoj se kështu kemi arritur të bëjmë një marrëveshje me aeroportin tani”, tha O’Leary i‘Ryanair’, në një intervistë të mëparshme për “Monitor ” .
Në nëntor dhe dhjetor, dy operatorët me kosto të ulët kryen në total 80% të fluturimeve, duke e çuar tregun drejt një përqendrimi të lartë, teksa 17 kompanitë e tjera ndajnë vetëm 20% të këtij biznesi.
TIA pret që numri i pasagjerëve të arrijë në 9 milionë këtë vit
Burime zyrtare nga “Tirana International Airport” thanë për “Monitor” se në vitin 2024, përmes këtij aeroporti pritet të fluturojnë 9 milionë pasagjerë, nga rreth 7.3 milionë pasagjerë që u mbyll 2023-shi.
58% e udhëtarëve në vitin 2023 ishin të huaj dhe kjo përqindje është rritur vit pas viti.
Këtë vit pritet një rritje e turistëve nga Mbretëria e Bashkuar, si rrjedhojë e hyrjes së linjës me kosto të ulët “Ryanair”.
“Shohim se ka ndryshim në raportin e udhëtarëve ndërkombëtarë, duke u shtuar më shumë udhëtarët që udhëtojnë për turizëm dhe punë sesa ata që vizitojnë miq dhe familjarë”, thotë Piervittorio Farabbi – Drejtori Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Sipas burimeve zyrtare, “në vitin 2023, TIA përjetoi një rritje të qëndrueshme që nuk është ngadalësuar as në muajt e dimrit, me fluturime ditore të nëntorit të krahasueshme me ato të majit, duke shënuar një përshpejtim në gjysmën e dytë të vitit”.
Sipas TIA, rritja e trafikut është siguruar si nga linjat me kosto të ulët dhe nga ato ekzistuese, me një numër të madh pasagjerësh që lidhen në të gjitha qendrat kryesore europiane (Londër-Heathrow, Romë-Fiumicino, Frankfurt, Stamboll, Mynih, Vjenë, etj. duke përmendur vetëm disa).
“Megjithatë, pjesa më e madhe e trafikut ajror është trafik i vërtetë i origjinës dhe destinacionit (O&D), shpesh me më shumë se një linjë që i shërben të njëjtit treg.
Si shembull, në vitin 2023 Londra shërbehej nga 6 linja ajrore të ndryshme, që operonin në katër aeroportet kryesore të Londrës (Gatwick, Heathrow, Luton dhe Stansted).
Italia dhe Gjermania, destinacionet kryesore të udhëtarëve , rritet Polonia
Italia vijon të mbetet tregu më i madh për trafikun ajror nga Shqipëria. Në 2023-n, sipas të dhënave nga TIA, rreth 44% e pasagjerëve (ose 3.2 milionë) udhëtuan nga Rinasi drejt qyteteve italiane dhe anasjelltas.
Në vend të dytë është Gjermania, me 13% të lëvizjeve, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 8%, Turqia me 6%. Rritja e turizmit e ka ngjitur Poloninë në vend të pestë, me 5% të trafikut.
Sipas TIA, Në vitin 2024, secili prej këtyre tregjeve do të regjistrojë ose linja të reja (si Lyon, Heraklion, Dusseldorf-Weeze, Izmir, Birmingham, etj.) ose kapacitet shtesë (më shumë frekuenca, aeroplanë më të mëdhenj) në linjat ekzistuese, ose në shumë raste të dyja opsionet.
Të gjithë në Milano
Milano, që është e arritshme përmes dy aeroporteve (Malpensa dhe Bergamo) është destinacioni më i preferuar për fluturimet nga dhe drejt Rinasit. Në 2023-n përmes këtyre aeroporteve fluturuan 754 mijë pasagjerë, ose 10% e totalit. Në krahasim me vitin e mëparshëm rritja është 30%.
Nuk janë më vetëm emigrantët, të afërmit e tyre apo të tjerë vendas që udhëtojnë drejt Milanos, apo qyteteve të tjera italiane. Të dhënat e Ministrisë së Turizmit bënë të ditur se shtetasit italianë ishin të dytët për nga hyrjet në vend, pas atyre të Kosovës, me rreth 9% të totalit, ose gati 1 milionë shtetas në 2023.
Londra mban vendin e dytë midis destinacioneve kryesore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, me 8% të udhëtimeve totale. Mbi 580 mijë udhëtarë shkuan apo erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, me rritje 26% nga një vit më parë.
Janë disa shoqëri ajrore që operojnë me aeroportet e Londrës, duke e bërë këtë destinacion, që po tërheq shumë emigrantë vitet e fundit, të arritshëm me kosto të lirë.
Pisa është e katërta, me 4% të totalit, ose 322 pasagjerë, me zgjerim te fortë prej 55%.
Nga dhe drejt Stambollit kishte 321 mijë pasagjerë, ose gati 30% më shumë se një vit më parë.
I gjashti është Bolonja, që pa një rritje të fortë të udhëtimeve me 48%.
Hyrja e Wizz Air në linjën e Athinës ka dyfishuar lëvizjet nga ajri me kryeqytetin grek, që arritën në 266 mijë pasagjerë.
Vjena ka shënuar rritje më të ngadaltë, me rreth 13%. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38