Flash News

E-TJERA

Gara e notit në "Tokyo 2020", Shqipëria humb gjysmëfinalen

Gara e notit në "Tokyo 2020", Shqipëria humb

Sot ishte dita e konkurrimit për notarët shqiptarë në Lojërat Olimpike "Tokyo 2020". I pari që bëri paraqitjen e delegacionit shqiptar ishte Kledi Kadiu.

Kadiu garoi në 100 m, stil i lirë, por pa mundur të sigurojë një vend në gjysmëfinale. Notari shqiptar ishte në baterinë 3 të kualifikuesve dhe u rendit i pesti në garë me kohën 51.65 sekonda.

Ndërsa në renditjen e përgjithshme, Kadiu u pozicionua në vendin e 52 nga 71 notarë të cilët morën pjesë.

Edhe notari 18-vjeçar, Olt Kondirolli garoi në garën 100 m, stil i lirë duke u renditur i dyti me 54.33 sekonda. Ndërsa në renditjen e përgjithshme, Kondirolli u pozicionua në vendin e 64.

Më 30 korrik pritet të garojë notarja shqiptare, Nikol Merizaj e cila do të marrë pjesë në garën 50 m, stil i lirë, e cila do të jetë në baterinë e 6 të kualifikuesve.

Të fundit