Flash News

E-TJERA

Gara në PD, Mërtiri: Emrat e servirur nga militantët nuk sjellin gjithmonë cilësinë e duhur të listës

Gara në PD, Mërtiri: Emrat e servirur nga militantët nuk sjellin

Aktivisti dhe sociologu i njohur Ergys Mërtiri deklaron se proceset si zgjedhjet brenda PD për konfirmimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, nuk prodhojnë gjithmonë cilësinë e duhur të listës.

Duke folur në ‘Real Story’, Mërtiri tha se kjo ndodh pasi tjetër cilësi emrash rezulton kur votohet nga militantët, dhe tjetër nga qytetarët.

Ka dallim të madh midis votuesve dhe militantëve të partive, ky i fundit është i përfshirë dhe ka pritshmëri.

Publiku jashtë partie, apo elektorati gri nuk ka të njëjtat pritshmëri. Militanti ti servir 100% jashtë listës, jo gjithmonë cilësinë e duhur të listës”, u shpreh Mërtiri, duke marrë si shembull edhe rastin e ish kreut të bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, i cili u skualifikua nga lista e PD, ndërsa ishte votuar nga qytetarët pogradecarë. 

 

Të fundit