Flash News

E-TJERA

Gara për 6 bashkitë, Fuga: Basha dhe Berisha do ndajnë elektoratin, kjo favorizon PS-në

Gara për 6 bashkitë, Fuga: Basha dhe Berisha do ndajnë

Akademiku i njohur Artan Fuga ka analizuar garën për zgjedhjet në 6 bashkitë pa kryetarë, e cila pritet të mbahet në 6 mars.

Në një intervistë për ‘News 24’, Fuga u ndal te konflikti brenda Partisë Demokratike, çka sipas tij favorizon PS-në. Sipas akademikut, Lëvizja e Berishës dhe pjesa tjetër që identifikohet nga Basha, do të ndajnë elektoratin.

“Meqenëse s’do të ketë zgjedhje për këshillat bashkiake, mendoj se kjo situatë favorizon PS. Jo më kot PS i ka lënë pa zëvendësuar këta krerë të pushtetit lokal.

Mendoj se gjykon se këto dy forca që pretendojnë të kenë PD, Lëvizja e Berishës dhe pjesa tjetër që identifikohet nga Basha, do të ndajnë elektoratin. Ato janë në ethet e pasionit. Do e shohim këtë gjë. Mund të jetë një analizë tjetër. Ata do të ndajnë elektoral dhe votat. Kjo gjë favorizon PS.

Varet nga konteksti i bashkive, ndryshe në Shkodër, e Lushnjë. Mendoj se këto dy grupime do e ndajnë elektoratin, duke futur kështu dhe LSI. Por ka avantazh PS. Se sa do të dijë ta përdor, s’jam në gjendje ta them. Duke pasur pushtetin qendror prej 10 vitesh, kjo parti ka një lloj brejtje në besim. Mendoj se zoti Berisha dhe përfaqësuesit e tij, do shënjojnë me gisht zotin Basha duke thënë; Ja personi që ka pushtetin lokal.

Zoti Basha do shënjojë me gisht zotin Rama dhe Metën dhe do thotë; ja kush janë 3 përgjegjësit për situatën. Duke përfituar dhe nga fakti se ai konsideron se ka pasur mbështetjen e SHBA dhe ambasadës amerikane për rastin e përjashtimit të zotit Berisha dhe për lëvizje të tjera. Në këtë mënyrë do të kemi një elektoral që do të qarkullojë brenda këtyre logjikave. Janë disa formulime politike të këtyre 2-3 muajve të fundit.

Përfaqësuesit e zotit Rama do thonë; ja kush është opozita, dhe s’keni pse i besoni asnjërit prej tyre. LSI ka tendencë që të identifikohet në një nga këto grupime. Mund të shpresohet që një rol të madh të luaj individi. Se besoj se personaliteti i individit luan rol në qendrat urbane”, u shpreh Fuga.


 

Të fundit