Flash News

E-TJERA

Gara për BKH/ Mbyllet faza e korrigjimit të esesë, kush janë kandidatët fitues që do t'i nënshtrohen intervistës

Gara për BKH/ Mbyllet faza e korrigjimit të esesë, kush janë

Është mbyllur faza e korrigjimit të esesë për kandidatët që garojnë për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo e fundit ka bërë me dije se kandidatët fitues do ti nënshtrohen fazës së radhës që është ajo e intervistës.

Vendi, data dhe ora e zhvillimit të intervistës nuk është caktuar ende. Sipas BKH-së, korrigjimi i esesve u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Me krijimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion(SPAK), radhën e ka ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit.  Detyra e kësaj strukture është shumë e rëndësishme, aq sa ajo  konsiderohet si “dora e hekurt” e SPAK-ut. Në bazë të ligjit, një komision ndërkombëtar do të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjet e hetuesve të BKH-së.

Të fundit