Flash News

E-TJERA

Gara për Durrësin, analisti: Emirjana Sako nuk ka impakt në publik, Cara e njeh më mirë qytetin

Gara për Durrësin, analisti: Emirjana Sako nuk ka impakt në

Analisti Ben Andoni ka folur për garën në Bashkinë e Durrësi duke thënë se se në rastin e dy kandidatëve, Emirjana Sako nuk ka treguar ndonjë impakt të madh në këtë përballje edhe pse kryeministri Edi Rama i ka dhënë të gjithë mbështetjen.

Në një intervistë për "Panorama TV", ai u ndal dhe tek kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara duke thënë se ai vjen nga qelizat e PD dhe është më afër publikut.

“Socialistëve u është dashur në formë teknike të përballen me realitete të vështira për Durrësin si procesi i rindërtimit apo ndërrimi i kryetarëve."

"Por Sako nuk është se ka ndonjë lloj impakti të madh në publik edhe pse Rama i ka dhënë mbështete të plotë. Zoti Cara ka ardhur nga qelizat e PD dhe duket që e njeh Durrësin më mirë dhe më saktë, dhe duket që është më afër publikut. Besoj se Shkodra është më afër koalicionit të Berishës dhe Metës”, tha Andoni.

Andoni shtoi se kandidatët dhe programet e tyre në këto zgjedhje kanë qenë të padukshme.

“Unë e kam parashikuar deri diku këtë tërheqje në mënyrën si është paraqitur maxhoranca. Peshën më të madhe në këto zgjedhje e kanë marrë faktorët politikë ndërkohë që kandidatët dhe programet e tyre kanë qenë të padukshme."

"Mënyra si fliste zoti Rama, i është bindur statuskuosë dhe ky nuk është lajm i mirë. Mënyra si është vepruar, mospërgatitja në kohën e duhur tregon një lloj mefshtësie që KQZ e ka treguar edhe herë të tjera”, deklaroi ai.

Të fundit