Flash News

E-TJERA

Gara për “Këpucën e Artë”/ Haaland u lë “targën” Levës dhe Mbappe-s, Mesi kryeson me asiste

Gara për “Këpucën e Artë”/ Haaland u lë

Pak ndeshje kanë mbetur nga përfundimi i shumicës së kampionateve në Evropë, por deri më tani duket se trofeun e “Këpucës së Artë”, për golashënuesin më të mirë do ta marrë Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez kryeson bindshëm renditjen me 30 gola të shënuar në kampionat deri më tani, duke u përkthyer në 60 pikë.

Ai është 7 gola para vendit të dytë që mbahet nga Harry Kane i Tottenham. E thënë ndryshe, tashmë është Premier League që komandon edhe në këtë aspekt.

Podiumin e plotëson nigeriani Viktor Osimhen i Napolit me 21 gola, i cili nëse nuk do të ishte dëmtuar në disa raste, mund të kishte rendiment më të mirë dhe të konkurronte me Haaland.

Vetëm vend i katërt për Kylian Mbappe, që ka realizuar 19 gola në Ligue 1, po aq sa Jonathan David i Lille. Ndryshe nga sezonet e fundit, Lewandoëski është dorëzuar për këtë trofe, pasi gjendet në kuotën e 17 golave, i cili një sezon më parë në Gjermani realizoi 33 gola.

Edhe një tjetër goleador i dikurshëm si Lionel Messi, gjendet shumë poshtë në renditje, me 14 gola, por argjentinasi justifikohet me asistent, teksa ka dhënë plot 14 të tillë, si asnjë tjetër në 5 ligat kryesore evropiane. Po 14 gola ka shënuar edhe Benzema dhe Lautaro Martinez.

RENDITJA E 10 GOLEADORËVE MË TË MIRË DERI MË TANI:

1.Erling Haaland | Manchester City | 30 goals (60)

2.Harry Kane | Tottenham | 23 goals (46)

3.Victor Osimhen | Napoli | 21 goals (42)

4.Kylian Mbappe | Paris Saint-Germain | 19 goals (38)

5.Jonathan David | Lille | 19 goals (38)

6.Ivan Toney | Brentford | 18 goals (36)

7.Alexandre Lacazette | Lyon | 17 goals (34)

8.Wissam Ben Yedder | AS Monaco | 17 goals (34)

9.Robert Lewandowski | Barcelona | 17 goals (34)

10.Folarin Balogun | Reims | 16 goals (32)

Të fundit