All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gara për Këshillin Drejtues të RTSH, tërhiqet Hysni Gurra: Po dal për t’u hapur rrugën të ‘rinjve’

All - Paragraf - 1

Gara për Këshillin Drejtues të RTSH, tërhiqet Hysni Gurra:

Pas akuzave për shkeljen e procedurave në garën për drejtor të përgjithshëm, Komisioni i Medias vendosi të shkarkojë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH. Emra të ndryshëm u futën në garë për anëtar Këshilli.

All - Paragraf - 3

Gazetari Hysni Gurra ka njoftuar tërheqjen nga kjo garë për t’i hapur rrugë, sipas tij, “të rinjve”. Përmes një postimi në Facebook, Gurra ka ironizuar disa nga emrat e vjetër në listën e kandidatëve për anëtar.

Gurra shkruan duke ironizuar se këta “të rinj” kanë vizion më të qartë se ai për epokën digjitale dhe Inteligjencën Artificiale.

“Pata aplikuar për Anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH. Nesër më binte radha të kisha dëgjesën para Komisionit të Medias në Kuvend, të cilën po e publikoj këtu.

Unë jam as 40-vjeç ende, dhe mendova që kjo moshë si miks gjeneratash, plus përvoja e deritanishme ishin diçka që do mund të ndikonin për mirë në atë këshill.

Mirëpo, kur pashë fluksin e të rinjve që kishin aplikuar, mendova që duhet t’u hapim rrugë këtyre më të rinjve. Të cilët kanë vizion më të qartë për epokën dixhitale dhe të Inteligjencës Artificiale në të cilën është futur bota dhe domosdoshmërisht duhet të hyjë edhe RTSH-ja jonë”, shkruan Gurra.

Ndër të tjera ai ka publikuar edhe dëgjesën që duhej të mbahej sot në Komisionin e Medias, ku liston disa nga pikat kyçe për të cilat ai mendon se duhet të ketë një rishikim, që RTSH të mos kthehet në një media pa ndikim te publiku.

“Nëse çdokush prej nesh do të përballej me pyetjen: çfarë duam nga RTSH, ndoshta të gjithë do të japin një përgjigje: duam një Transmetues Publik modern, të pavarur dhe me ndikim.

Sa e  thjeshtë për ta thënë aq e vështirë për ta zbatuar duke pasur parasysh sfidat që ky institucion përballet sot, veçanërisht me rënien drastike të audiencës dhe mosangazhimin e të rinjve.

Sipas statistikave, (të diskutueshme) RTSH aktualisht ka më pak se 1% të audiencës, një shifër alarmante për një media publike që duhet të jetë burimi kryesor i informacionit të besueshëm dhe i përmbajtjes cilësore për të gjithë qytetarët.

Për këtë arsye, dua të fokusohem në katër fusha kyçe:

a) pavarësia institucionale,

b) transparenca,

c) cilësia e përmbajtjes dhe

d) dixhitalizimi, me një theks të veçantë te automatizimi dhe inteligjenca artificiale për të rikthyer audiencën e humbur, sidomos të rinjtë”, vijon Gurra.

Të fundit