Flash News

E-TJERA

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, gazetari: 4 kandidatë nuk kalojnë filtrin e pastërtisë së figurës

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, gazetari: 4 kandidatë

Të paktën katër nga kandidatët në garë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit rezultojnë me probleme me pastërtinë e figurës, një nga kriteret kryesore për përzgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Igli Çelmeta, i cili, gjatë një interviste në emisionin Off the Record në A2 CNN, ka theksuar se institucionet kanë kryer verifikime të detajuara për secilin kandidat.

Sipas tij, Ministria e Brendshme ka kërkuar informacione nga organet ligjzbatuese, duke përfshirë SHISH dhe SPAK, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

“Një ndër kriteret kryesore është që Ministria e Brendshme ka kryer verifikimet e figurës së kandidatëve, duke kërkuar informacione ne organet ligjzbatuese, duke përfshirë SHISH-in dhe SPAK-un, por edhe partnerët ndërkombëtarë. Burime konfidenciale më bëjnë me dije se disa kandidatë që aplikojnë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit kanë rezultuar me probleme me pastërtinë e figurës, dhe nuk do zgjidhen në krye të policisë së vendit. Përveç këtyre kandidatëve, pritet që pas zgjedhjes së drejtorit të ri të Policisë, të kemi një spastrim të ri në Policinë e Shtetit, ku do të kemi një bashkëpunim të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut, për pastrimin e Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve që kam nga lista me 14 kandidatë, të paktën 4 prej tyre rezultojnë me probleme me pastërtinë e figures”, u shpreh ai.

Të fundit