Flash News

E-TJERA

Gara për kreun e SPAK "përplas" ish-kreun e KLP-së dhe Përparim Kabon: Ç'do thuash me integritet i lartë?!

Gara për kreun e SPAK "përplas" ish-kreun e KLP-së dhe

Një debat është zhvilluar në rrjetet sociale mes ish-kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla dhe profesorit të njohur të filozofisë, Përparim Kabo. Shkak është bërë një postim i Ballës në Facebook lidhur me garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Balla shkroi se “katër kandidatura të denja” po garojnë për postin e kreut të SPAK, duke listuar Adnan Xholin, Doloreza Musabelliun, Elvin Gokajn dhe Klodian Brahon.

“Të katër me eksperiencë e integritet të lartë moral e profesional. Garë shumë e fortë. Fitoftë më i miri!”, shkroi Balla.

Por në koment, profesori Përparim Kabo i kërkoi një sqarim lidhur me përdorimin e termit “integritet i lartë”.

Kabo: “Më falni avokat, ju lutem mund të më shpjegoni çfarë kuptimi ka formulimi ju ‘integritet i lartë’? Ju faleminderit!”
Në përgjigje, ish-kreu i KLP-së sqaroi se e kishte përdorur shprehjen për të theksuar besueshmërinë dhe profesionalizmin e kandidatëve.

Balla: “Profesor, duke qenë se kam votuar edhe për zgjedhjen e tyre për prokuror në këtë strukturë, duke i njohur prej vitesh personalisht, duke parë rezultatet e punës së tyre ndër vite, mendoj se janë të besueshëm për publikun, respektojnë ligjin, janë të imunizuar ndaj korrupsionit dhe janë të aftë të çojnë përpara hetime të ndjeshme që prekin nivelet më të larta të pushtetit apo botës së krimit. Këto kam pasur parasysh. Thnx.”
Por Kabo nuk e la me kaq, duke shtuar me ironi filozofike:

Kabo: “Atëherë, thjesht janë me integritet. S’ka të lartë dhe të ulët.”

Gara për kreun e SPAK "përplas" ish-kreun e KLP-së dhe

 

 

 

Të fundit