Flash News

E-TJERA

Gara për kreun e SPAK, Yuri Kim bën thirrje: Procesi i përzgjedhjes të jetë pa manipulime

Gara për kreun e SPAK, Yuri Kim bën thirrje: Procesi i

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë thirrje që zgjedhjet për kreun e ri të SPAK të jenë pa manipulime.

Në një postim në Tëitter, ajo shkruan se taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë dhe thekson se SPAK duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë.

Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit krimit të organizuar.
Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Kim.

Të fundit