Flash News

E-TJERA

Gara për Tiranën, Kujtim Gjuzi vetëpropozohet si kandidat për primaret

Gara për Tiranën, Kujtim Gjuzi vetëpropozohet si kandidat

Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ka vendosur të garojë në primaret e Partisë Demokratike, si kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një shkresë për selinë blu, Gjuzi është vetëpropozuar si kandidat. “Ne ofrojmë si kandidat z.Kujtim Gjuzi”, thuhet në shkresë.

Gara për Tiranën, Kujtim Gjuzi vetëpropozohet si kandidat

Kandidat për Bashkinë e Tiranës në primare janë: Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti.

Procesi i primareve do të mbahet më 4 dhjetor në 72 degë të Partisë Demorkatike në të gjtihë vendin. Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është data 6 nëntor ora 20:00.

Më 13 Nëntor do të dalin edhe emrat e parë zyrtarë të kandidatëve që kanë vendosur të garojnë në primare.

Të fundit