Flash News

E-TJERA

Gara shpejtësie dhe të dehur/ Arrestohen 13 persona, gjobiten qindra të tjerë

Gara shpejtësie dhe të dehur/ Arrestohen 13 persona, gjobiten qindra

13 drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor përgjatë 48 orëve të fundit.

Ata janë konstatuar nga policia në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose duke tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë.

• Arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli.

• Arrestuar në flagrance 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të papajisur me leje drejtimi.

• Kapur në flagrancë 1 person në kërkim dhe 1 drejtues automjeti për veprën penale “Korrupsonit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu mbi 450 drejtues mjetesh, sipas policisë, janë ndëshkuar me gjobë ose heqje të lejes së drejtimit. Shpejtësia tej normave të lejuara, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, xhamat e errët, përdorimi i celularit, etj janë disa nga shkeljet e konsumuara.

Të fundit