Flash News

E-TJERA

Garat me makina i kushtojnë jetën 22-vjeçarit shqiptar në Itali

Garat me makina i kushtojnë jetën 22-vjeçarit shqiptar në

Një aksident i rëndë në Itali i ka marrë jetën një 22-vjeçari shqiptar. Arnold Selishta ishte duke bërë gara me makina bashkë me miqtë e tij kur një përplasje fatale i mori jetën.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në Mont Blanc në Limbiate. ‘Range Rover-i’ në të cilin udhëtonte i riu shqiptar u përplas me mjetin tjetër. Për pasojë është përmbysur në shinat e trenit.

Pas përmbysjes, mjeti ka shpërthyer në flakë. Të rinjtë kanë arritur të dalin nga mjeti bashkë me Arnoldin. 22-vjeçari fillimisht është dërguar me shenja jete në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka arritur të mbijetojë.

I plagosur ka mbetur edhe një 18-vjeçar që ishte në të njëjtin mjet me Arnoldin.

Të fundit