Flash News

E-TJERA

“Gardiani” i kombëtares shqiptare gati për aventurën turke

“Gardiani” i kombëtares shqiptare gati për aventurën

Pas 10 vitesh mes Kampionateve italianë, Serie A e Serie B, duket se e ardhmja e Eritit Berishes është larg shtetit fqinj.

Pritet shumë shpejt zyrtarizimi i 34-vjeçarit te turqit e Fatih Karagumruk.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat turke, skuadra e Karagumruk ka rënë dakord me lojtarin dhe klubin e tij e pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë edhe këtë transferim, teksa duhet theksuar vlerat e mëdha që Berisha pritet t’i shtojë skuadrës.

Ndërkaq, kujtjomë se “gardiani” i portës së Kombëtares kaloi një sezon për tu harruar te “demat” e Torinos, teksa pas debateve me teknikun Ivan Juric mbeti jashtë çdo ndeshjeje të sezonit, si dhe stërvitej i diferencuar nga grupi.

Të fundit