Flash News

E-TJERA

Garë në merkato për Brojën/ Jo vetëm në Seria A, sulmuesi shqiptar kërkohet nga skuadra portugeze

Garë në merkato për Brojën/ Jo vetëm në Seria A,

Sezoni i Armando Brojës nuk ishte ashtu siç pritej me sulmuesin shqiptar që shkëlqeu vitin e kaluar në radhët e Southampton, por dëmtimi i pësuar në gju bëri që ai të mbyllte sezonin me Chelsean.

Situata kaotike në klub, ku rezultatet janë poshtë pritshmërive duke parë merkaton që bënë “Blutë e Londrës”, e bëjnë të paqartë të ardhmen e Brojës.

Në verë pritet që klubi të largojë shumë lojtarë edhe pse emri i Brojës nuk figuron tek kjo listë duke parë moshën dhe potencialin që ka. Mediat e huaja bëjnë me dije se përveç ekipeve italiane, në skenë ka dalë dhe Sporting Lisbona për të përfituar shërbimet e tij. Klubi portugez sheh te 21-vjeçari sulmuesin ideal për të përforcuar fazën ofensive.

Kujtojmë që më herët, emri i Brojës është lidhur shpesh me një transferim të mundshëm në Serie A ku e kërkojnë disa ekipe “big”, por vetë lojtari e sheh të ardhmen e tij me fanellën e Chelsea-t.

Të fundit