
Flash News
Përplasja në Elbasan, DW: Hedh hije mbi fushatën elektorale në Shqipëri
Maas nga Prishtina: Idetë për prekje kufijsh në Ballkan, jorealiste dhe të rrezikshme
Tre ditë para zgjedhjeve, Kim dhe Soreca shkojnë në KQZ
Nis shpërndarja e bazës zgjedhore në 12 qarqe, transporti me kamionët e ushtrisë; KQZ jep detaje
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Garimi më 25 Prill, Topalli: Kushdo që ka menduar se do rrija duarlidhur, ka gabuar
"Kushdo që ka menduar se unë do rrija duarlidhur, ka gabuar.” Kështu ka deklaruar nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli teksa komentoi vendimin e saj për t'u përfshirë në zgjedhjet parlamentare të 25-Prillit me partinë e saj "Lëvizja për Ndryshim".
“Në kushtet kur një vend ka gjysmën e popullsisë që nuk e përballon jetesën dhe për më tepër, për shkak të kësaj dhe jo vetëm, boshatiset dhe kjo përbën dramën më të madhe, sipas gjykimit tim sot për sot… sigurisht që njerëzit duhet të reagojnë. Kushdo që ka menduar se unë do rrija duarlidhur, ka gabuar.” shprehet Topalli në "Spotlight".
Topalli u shpreh më tej se Basha iku si frikacak nga Kuvendi duke djegur mandatet. Sipas saj, kryedemokrati i fali Ramës të gjitha pushtetet, e më tej bëri vrasje politike.
"Ajo ishte ikja e frikacakut nga beteja e luftës. Nga beteja nuk iket. Betejës i qëndrohet përballë. Nuk i iket kryeministrit. I ngrihet aty dhe i ngren çdo problem që ka. Siç e kemi bërë ndër vite, qoftë në opozitën e parë, qoftë në opozitën e dytë. Ikja është frikë, mungesë përballjeje, mosbesim tek vetja.
Dudushi: Iku, por ishte në shesh, në rrugë, duke e tensionuar situatën dhe duke vënë në vështirësi të gjithë qeverisjen socialiste të asaj periudhe.
Në fakt, duke i krijuar vendit tonë një imazh që nuk I ka bërë nder. Duke mos pranuar për të hyrë në zgjedhje, se kishte frikë. Duke i falur Edi Ramës të gjithë pushtetin parlamentar, gjithë pushtetin e opozitës, gjithë këshillat bashkiakë. Është një rast unik që unë besoj se do hyjë në vitet e ardhshme për tu studiuar larg revolucioneve të ditëve të sotme. Rast, për mua, i një papërgjegjshmërie të frikshme që jo vetëm nuk prodhoi atë që ai premtoi, por që në fakt krijoi një precedent shumë të rrezikshëm. Në vetvete është një vrasje politike." shprehet Topalli.
Të fundit


Përplasja në Elbasan, DW: Hedh hije mbi fushatën elektorale në Shqipëri
22 Prill 2021, 19:11

Majko fton opozitën për bashkëqeverisje: Koha që së bashku t’i përvishemi punës
22 Prill 2021, 18:51

Shenja e horoskopit që je dhe si cila do duhet të ishe
22 Prill 2021, 18:42


Sa socialistë e ndjekin Armina Mevlanin? Blogerja i pyet direkt
22 Prill 2021, 17:53

Denoncimi i PD-së: Paulin Sterkaj po blen votat e 350 të burgosurve në Reç
22 Prill 2021, 17:32




Arsyeja e vërtetë pse JLo dhe Alex i dhanë fund lidhjes së tyre
22 Prill 2021, 16:39


I keni dashur shumë kur ishit fëmijë, këto trende rikthehen sërish në modë
22 Prill 2021, 15:49

Meghan Markle flet me Mbretëreshën pas kaq shumë kohësh
22 Prill 2021, 15:23
Kush qëlloi i pari? Prokurori i Elbasanit jep detaje për ngjarjen me një viktimë
22 Prill 2021, 15:02
Tre ditë para zgjedhjeve, Kim dhe Soreca shkojnë në KQZ
22 Prill 2021, 14:57