Flash News

E-TJERA

Garo: Sot në shesh janë gjithë shqiptarët e ndershëm që nuk pranojnë vjedhjen dhe tradhëtinë ndaj kombit

Garo: Sot në shesh janë gjithë shqiptarët e ndershëm

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka hapur protestën kombetarë të opozitës që mbahet në Bulevardin dëshmorët e Kombit.

Në fjalën e saj, Garo theksoi në shesh sot është zëri i gjithë shqiptarëve të ndershëm, të cilët nuk pranojnë më vjedhjen, korrupsionin dhe tradhëtinë ndaj kombit.

“Kemi përshkruar një rrugë të gjatë e të mundimshme për të mbërritur deri këtu, por ja ku jemi, siç premtuam, më të fortë, më të bashkaur e më të hapur. Jëmi këtu për t’i dalë zot Shqipërisë. Për të treguar se ka ardhur koha e ndryshimit të madh që të gjithë e presim, ka ardhur koha e fitorës”,- u shpreh Garo.

Të fundit