Flash News

E-TJERA

Garon për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Po ndahem për diçka më të madhe

Garon për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj largohet nga

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka njoftuar largimin e tij nga emisioni 'Piranjat', pas pasi ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës. 

Në një fjalim emocional, Binaj e cilësoi këtë si momentin më të vështirë në karrierën e tij televizive, duke u ndarë me nostalgji nga një punë që e ka konsideruar “pjesë të trupit të tij”.

" Sot është momenti im më i vështirë në këtë skenë. Sepse sot, duhet të ndahem me Piranjat. Po ndahem me nostalgji nga një punë dhe një program që e dua shumë dhe që e ndjej pjesë të trupit tim. Por po ndahem për diçka më të madhe.

Kanë qenë 3 vjet që më kanë rritur shumë si artist dhe si njeri. Për 3 vjet, në këtë familjen tonë të vogël, kemi denoncuar jo vetëm korrupsionin dhe abuzimin, por kemi ekspozuar edhe brishtësinë e shoqërisë shqiptare, plot me plagë shoqërore, morale dhe emocionale. Për mua, humori nuk ka qenë thjesht argëtim, por një ilaç që zbut dëshpërimin dhe dhimbjen e njerëzve. E kam përdorur humorin edhe si mjet për të hapur sytë ndaj së keqes që na rrethon dhe për ta vënë pushtetin para përgjegjësisë.

Këto vite kam prekur gjithë Shqipërinë dhe jam takuar me mijëra njerëz, me halle të mëdha e të vogla. Kam dëgjuar prej tyre që duhet ndryshim, që diçka duhet të ndryshojë. Por kam kuptuar që janë të humbur, dhe shumica nuk e dinë, nuk e kuptojnë si bëhet ndryshimi.

Puna është: si ndodh ndryshimi? Unë e kam menduar gjatë: si bëhet ndryshimi? Si vjen ndryshimi? Duke hedhur një hap. Ndryshimi vjen vetëm kur dikush bën një hap. A flasim për ndryshim? A themi: “Kush do ta ndryshojë këtë vend?”, tha Binaj. 

Gjatë viteve në “Piranjat”, Binaj ka denoncuar korrupsionin, ka ekspozuar plagët sociale dhe ka përdorur humorin si mjet për të ndriçuar të vërtetën dhe për të vënë pushtetin përballë përgjegjësisë. 

 

Të fundit