Flash News

E-TJERA

"Gati sa nuk nxori bërrylin", gazetari tregon sinjalin e ambasadorit gjatë votimit për kreun e SPAK

"Gati sa nuk nxori bërrylin", gazetari tregon sinjalin e

Gazetari Eni Ferhati, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e sotshme në KLP për të ndjekur nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, tregoi në “Now me Erla Mëhillin” një detaj gjatë numërimit të votave.

Ai shpjegoi reagimin e një ambasadori kur Klodian Braho doli fitues.

“Ajo që më ra në sy ishte momenti kulminant i votimit. Isha aty kur u votua dhe, për rastësi, votat e para u ndanë mes dy kandidatëve dhe ishin: Braho – Xholi, 3 me 3 dhe dukej sikur po shkonim drejt një balotazhi, por menjëherë pas numërimit të votës së gjashtë, votat e tjera ishin për zotin Braho: 4 me 3, 5 me 3, 6 me 3 – gjithmonë për Brahon.

Në këtë moment, kur u votua, është aritmetikë e thjeshtë: një nga ambasadorët aty, gati sa nuk nxori bërrylin, duke i dhënë shenjë një ambasadori tjetër se punë e kryer, misioni u krye. Nuk e kam lexuar, isha dëshmitar okular aty dhe e pashë vetë këtë episod jashtë syrit të kamerave,” tha gazetari Ferhati.

Të fundit