Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazeta austriake: Ndalimi i TikTok në Shqipëri, një eksperiment i dështuar
Gazeta austriake Wiener Zeitung i ka kushtuar së fundmi një artikull mbylljes së aplikacionit TikTok në Shqipëri.
Gazeta shkruan se bllokimi i TikTok nuk ishte një proces transparent ndërsa shton se ky vendim ishte më tepër një mekanizëm politik nga ana e qeverisë nisur nga fakti që mbyllja e aplikacionit erdhi vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Gazeta përshkruan se si TikTok funksionon përmes VPN-së, ndërsa sjell në vëmendje edhe postimet e kryebashkiakut Erion Veliaj në TikTok, të cilat sipas saj tregojnë se sa 'seriozisht' e ka politika shqiptare ndalimin e këtij aplikacionit.
Artikulli i plotë:
Aplikacioni hapet normalisht. Videoja e parë ngarkohet. Por kur zbret poshtë, nuk shfaqen më video të tjera. TikTok është i bllokuar. Ky është realiteti prej rreth tre muajsh për të gjithë ata që përpiqen ta përdorin aplikacionin në Shqipëri.
Elind Selenica ma tregon në telefonin e tij, ndërsa jemi ulur në një kafene në fund të majit në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Duhen vetëm disa sekonda që ai të aktivizojë një VPN dhe të përdorë sërish TikTok. VPN-ja ndryshon adresën IP të telefonit të tij. Thënë thjesht: duket sikur ai ndodhet në një vend tjetër.
Bllokimi erdhi pas një ngjarjeje tragjike në një shkollë në Tiranë. Dy nxënës u përfshinë në një konflikt, të cilin e kishin zhvilluar edhe përmes TikTok-ut: në nëntor 2024, njëri prej tyre goditi tjetrin me thikë. Viktima ishte vetëm 14 vjeç. Qeveria shqiptare reagoi me një ndalim të plotë të TikTok-ut në të gjithë vendin – deri më tani, si i vetmi vend në Europë që ka ndërmarrë një hap të tillë. Ndërsa në mbarë botën diskutohen kufizimet për TikTok-un, masa e rreptë e qeverisë shqiptare mbetet unike.
Për kryeministrin shqiptar Edi Rama, aplikacioni kinez TikTok është fajtor i drejtpërdrejtë për incidentin. "TikTok është si një rrugaç në lagje dhe ne do ta dëbojmë këtë rrugaç për një vit nga lagjja jonë," tha ai si arsye për bllokimin. Sipas tij, të rinjtë radikalizohen në këtë platformë dhe zhvillojnë më shumë prirje ndaj dhunës – megjithëse autoriteti shqiptar i mbikëqyrjes së mediave kishte tashmë një bashkëpunim me TikTok për të rregulluar përmbajtjet.
Qeveria pretendoi se kishte zhvilluar konsultime me mësues dhe prindër. Sipas saj, 90% e prindërve që morën pjesë në anketë ishin në favor të bllokimit të TikTok-ut. Megjithatë, nuk ka të dhëna zyrtare për këto bisedime dhe vetë anketa nuk ishte transparente. Për këtë arsye, kritikët e konsiderojnë këtë si një justifikim të dobët për ndalimin.
TikTok vazhdon të përdoret
Por çfarë ndodh kur askush nuk respekton ndalimin? Shumica e njerëzve në Tiranë e përdorin ende aplikacionin si zakonisht – thjesht përmes një lidhjeje VPN, ashtu si Alex. I riu shqiptar punon kamerier në një bar në Tiranë në mbrëmje. Edhe aty sheh shpesh të rinj që përdorin TikTok. Alex thotë se pothuajse të gjithë rreth tij – të rinj apo të moshuar – janë përshtatur menjëherë. “Pothuajse askush që njoh nuk e konsideron ndalimin si diçka pozitive,” tregon 21-vjeçari. “Ka shumë mënyra si mund të investojë qeveria në të ardhmen e brezit të ri. Për shembull, përmes arsimit ose përmirësimit të infrastrukturës sociale.”
Sa seriozisht e ka politika shqiptare ndalimin, shihet edhe nga rasti i Erion Veliajt. Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpartiak i Edi Ramës ndodhet në paraburgim që nga shkurti. Ai po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash. Megjithatë, në llogarinë e tij në TikTok publikohen disa herë në javë video të reja me mesazhe politike.
Përndryshe: Ndalimi i TikTok-ut ndodhi dy muaj para zgjedhjeve parlamentare. Edi Rama dhe Partia Socialiste dominojnë në mediat tradicionale. Partitë më të vogla ankohen se gjatë fushatës zgjedhore nuk ftohen në emisione debatuale. Përveç kësaj, shpesh ka raporte për korrupsion politik. Për shumë ekspertë, fitorja e Ramës nuk ishte më një surprizë.
Partitë më të vogla mund të arrinin votuesit vetëm përmes fushatave në rrugë ose rrjeteve sociale. Për këtë arsye, ato e akuzuan regjimin se ndalimi i TikTok-ut ishte bërë për arsye thjesht politike dhe oportuniste.
Ndalimi si bombë tymuese
"Por pse dikush që ndjehet kaq i sigurt dhe e di që do të fitojë, do të përdorte një taktikë të tillë për të arritur një fitore që nuk i nevojitet?", pyet Daniel Prroni nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në një intervistë për ëZ. Sipas tij, arsyet e vërteta gjenden diku tjetër.
Bëhet fjalë për shpërqendrim. "Ata e ndalojnë TikTok-un që publiku të fokusohet atje, dhe të harrohen të gjitha rastet e korrupsionit dhe sjelljet e gabuara të qeverisë", thotë Prroni. Intervistën e zhvillojmë në qendër të qytetit. Rreth nesh ngrihen ndërtesa të reja shumëkatëshe – shumica prej tyre nuk janë ndërtuar për t’u shitur. Shumë prej tyre do të mbeten bosh.
Pas kësaj fshihet një lidhje korruptive e qeverisë me banda kriminale. Vetëm midis viteve 2017 dhe 2019, thuhet se 1.6 miliardë euro janë futur në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Shumica e tyre në para të gatshme. Paratë, të cilat mendohet se janë fituar nga trafiku i drogës, lahen në këtë mënyrë dhe investohen në prona. Gazetari Gjergj Erebara nga Balkan Investigative Reporting Netëork e quan tashmë Tiranën me shaka “Lavanderia e Mafias”.
Edhe çështjet e sigurisë për fëmijët, që qeveria pretendonte t’i trajtonte, janë zbehur nga ndalimi i TikTok-ut. “As dhuna në mesin e të rinjve, as siguria e fëmijëve nuk janë zgjidhur. Diskutimi ka marrë një kah krejt tjetër,” kritikon Prroni. Ende nuk dihet çfarë ndodhi me rastin e vrasjes së fëmijës. Rasti nuk është hetuar.
Shteti po bëhet gjithnjë e më autokratik
Nëse ndalimi i TikTok-ut kufizon aksesin në informacion dhe lirinë e shprehjes, tani do të vendosë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Rasti u mor në shqyrtim në fillim të qershorit. Nëse është kushtetues apo jo, për Prroni-n kjo bie ndesh me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE që janë në zhvillim.
“Vetëm vendet me qëndrime të diskutueshme ndaj të drejtave të njeriut kanë vendosur ndalime totale për arsye të sigurisë publike ose moralit,” thotë eksperti. Deri tani nuk ka pasur reagime nga BE-ja, edhe pse Ligji për Shërbimet Dixhitale do të ishte një model i mirë për rregullimin.
Në përgjithësi, atmosfera në Tiranë duket e rënduar. Shumë ekspertë paralajmërojnë për një shtet gjithnjë e më autoritar, që mund të nxjerrë ose ndalojë gjëra arbitrarisht. Një pjesë e votave të zgjedhjeve të majit po rinumërohen, dhe një qeveri pritet deri në shtator. Deri atëherë, këtu TikTok përdoret kryesisht përmes VPN-ve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38