Flash News

E-TJERA

Gazeta belge: Pëllumb Gjoka, kontakt i ngushtë i Ramës, investitor strategjik i qeverisë

Gazeta belge: Pëllumb Gjoka, kontakt i ngushtë i Ramës,

Gazeta belge “Antwerp” i ka kushtuar një artikull operacionit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të zhvilluar dy javë më parë në kuadër të një hetimi ndaj një organizate kriminale e dyshuar për brasje. Hetimi nisi pas përgjimeve në aplikacionin Sky ECC ku anëtarët e grupit kriminal komunikonin mes tyre.

Më shumë se dy vjet pas hakimit të shërbimit jashtëzakonisht të popullarizuar të mesazheve të koduara Sky EÇ me kriminelët, mesazhet nga aplikacioni i chat-it për shërbimet policore në mbarë botën vazhdojnë të ofrojnë një mori informacionesh.

Gazeta belge i referohet Pëllumb Gjokës, biznesmenit i cili është njohur nga qeveria si ‘investitor strategjik’ dhe tashmë shihet si ‘sponsor i vrasjes’. Opozita ka deklaruar se Gjoka ishte në kontakt të ngushtë me kryeministrin Edi Rama.

Në një njoftim për shtyp të shpërndarë të premten, SPAK raporton se janë lëshuar 15 urdhër-arreste dhe se të arrestuarit dyshohen për vrasje, korrupsion pasiv dhe aktiv, shkelje të sekretit profesional, trafik droge, armëmbajtje dhe anëtarësi në organizatë kriminale.

Mesazhet nga Sky ECC u thyen nga hetuesit e Policisë Gjyqësore Federale të Antwerp-it në bashkëpunim me hetuesit holandezë dhe francezë.

Të fundit