Flash News

E-TJERA

Gazeta e njohur gjermane: Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, revolta u shtua pas skandalit 'Balluku'

Gazeta e njohur gjermane: Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës,

Gazeta e njohur gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka bërë jehonë protestës së opozitës e zhvilluar pasditen e djeshme në Tiranë.


Në artikullin e saj, media gjermane shkruan se mes tensioneve të shtuara politike, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestat dhe revoltat u shtuan edhe pas skandalit korruptiv të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Më tej artikulli vijon se “Në Tiranë shpërthyer protesta përpara godinës së Kryeministrit Edi Rama. Tensione pati edhe mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Gjatë tubimit protestuesit hodhën molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Sfondi i kësaj situate është përshkallëzimi i tensioneve politike që nga dhjetori.

Një prokuror i posaçëm ka ngritur padi ndaj ish zëvendëses kryeministres, Belinda Balluku. Ajo akuzohet për ndërhyrje në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara.

Ndërsa Balluku i mohon akuzat. Zyra e prokurorit të posaçëm përgjegjës për luftimin e korrupsionit kishte kërkuar heqjen e imunitetit të saj. Megjithatë, anëtarët e parlamentit votuan kundër kësaj në mesin e marsit". 

Të fundit