Flash News

E-TJERA

Gazetari: Ahmetaj nuk do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë

Gazetari: Ahmetaj nuk do të kthehet për t’u përballur me

Gazetari Blendi Fevziu ka thënë se ish-ministri Arben Ahmetaj, nuk do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë.

Duke folur për Klan News, Fevziu beson se nuk do të ketë surpriza përsa i përket vendimit për heqjen e mandatit për Ahmetajn, pasi thotë se duket se “mazhoranza e ka lëshuar deputetin”.

Skenaret që qarkullojnë rreth ish-ministrit Arben Ahmetaj janë të shumtë dhe veçanërisht janë shtuar pas konfirmimit të lajmit se ai nuk ndodhet në Shqipëri. Ju a mendoni se është një strategji e tij apo besoni se Ahmetaj do të kthehet dhe do të përballet me drejtësinë?

Blendi Fevziu: Atë nuk e di se vetë Ahmetaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por mënyra se si Ahmetaj është larguar ditën e premte, pra pak orë ndoshta edhe minutash para se SPAK të dërgonte në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të tij, të lë dyshime se Ahmetaj nuk do të kthehet për t’u përballur me procesin, të paktën jo në fillime sepse ne nuk e dimë se si do të shkojë më pas. Gjithsesi, këto janë thjesht dyshime.

Sipas informacioneve, referuar burimeve tona, besoj se të hënën në orën 17:00 do të jetë seanca plenare për heqjen e imunitetit të Ahmetajt. Mesa duket do të jetë një seancë e posaçme, pra do të paraprihet nga shqyrtimi i raportit. Nuk besoj se do të ketë surpriza. Mazhoranca e ka bërë një hap, le të themi e “ka lëshuar Ahmetajn” që nga deklaratat e famshme të Ramës që “kush ka probleme, të marrë avokatë sepse nuk mund të gjejë mbrojtje në PS”. Nuk pritet të ketë surpriza në këtë drejtim. Pyetja e vetme që shtrohet është nëse Ahmetaj vetë do të jetë i pranishëm apo jo.

Me siguri do të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë dhe ka një sërë radhësh, dhe radha e parë lidhet me faktin se a do të vazhdojë më kjo kontratë, nëse verifikohet se është lidhur në kushte korruptive, atëherë duhet parë prishja e kontratës. Përgjegjësi politike ka, bëhet fjalë për një kontratë që është miratuar nga qeveria, por njerëzit që kanë prodhuar probleme mbajnë përgjegjësi individuale. Nëse Ahmetaj do të pasohet me ndonjë ish-ministër tjetër, ose në nivele më të larta, çështja do të jetë problematike.

Mesa nuhas, raportet e Ahmetajt me Ramën janë thyer më herët. Edhe në “Opinion” disa muaj më parë, Ahmetaj i ka dhënë mesazhet kryesore Ramës. I tha që “kryeministri të bëjë kryeministrin”. Nuk kishte gazetar që merret me kronikën që nuk e dinte që diçka do të ndodhte me Ahmetajn. Nuk është kaq sekret, nuk erdhi papritur. Ahmetaj mund të largohej derisa të hiqej imuniteti. Kjo është çështje e vullnetit nëse do të përballet me drejtësinë apo jo. Nëse Ahmetaj nuk paraqitet në gjykatë, e rëndon politikisht çështjen e iniceneratorëve.

Të fundit