Flash News

E-TJERA

Gazetari: Alda Klosi ka 3-4 apartamente në Tiranë, ia dhuroi gruaja e xhaxhait

Gazetari: Alda Klosi ka 3-4 apartamente në Tiranë, ia dhuroi gruaja e

Gazetari Jul Kasapi ka dhënë detaje të reja nga grabitja e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Kasapi tha se Klosi ka në posedim edhe 3 ose 4 apartamente në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat sipas tij i janë dhuruar nga gruaja e xhaxhait.

“Zonja Klosi, rezultojnë në emër të saj 3 ose 4 apartamente në zona të ndryshme të Tiranës. Këto apartamente që bëhet kjo lidhja, më parë kanë qenë në emër të gruas së xhaxhait të saj. Dhe vetëm para 1 viti këto apartamente, 3 ose 4, janë bërë me dhurim nga gruaja e xhaxhait të saj tek vetë ajo”, u shpreh gazetari.

Rozeta Dobi bashkë me djalin e saj Havierin grabitën nga banesa e ish-zyrtares 500 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë. Dobi ka deklaruar në gjykatë se e grabiti banesën e Klosit për shkak se e urrente..

Të fundit