Flash News

E-TJERA

Gazetari amerikan u vra teksa raportonte nga Kiev, kolegu i tij tregon si ndodhi ngjarja

Gazetari amerikan u vra teksa raportonte nga Kiev, kolegu i tij tregon si ndodhi

Fotoreporteri dhe regjisori amerikan Brent Renaud është qëlluar për vdekje teksa po raportonte nga Kievi. Sot, 50-vjeçari u qëllua për vdekje në Irpin, një periferi të Kievit nga forcat ruse. Renaud ishte me dy gazetarë të tjerë që u plagosën nga të shtënat dhe u dërguan në një spital në Kiev.

Njëri prej tyre ishte një tjetër gazetar amerikan, Juan Arredondo, i cili u qëllua në pjesën e poshtme të shpinës. Arredondo i tha gazetares italiane Annalisa Camilli, e cila ishte në spital kur mbërriti, se ai dhe Renaud u qëlluan teksa po i afroheshin një postblloku rus. Shoferi i tyre u kthye, por të shtënat vazhduan, tha ai.

Duke folur pak para se të dërgohej për operacion, Arredondo tha se kolegu i tij u godit në qafë dhe ra në tokë ndërsa një ambulancë e solli në spital.  Arredondo tha se grupi po filmonte refugjatët që po largoheshin nga zona kur u qëlluan.

 

Të fundit