Flash News

E-TJERA

Gazetari: Anëtarë të MEK dyshohen për spiunazh, kontrolle në disa zona të Tiranës

Gazetari: Anëtarë të MEK dyshohen për spiunazh, kontrolle

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje nga operaioni policor në MEK në Manzë, paraditen e sotme ku forcat e policisë me urdhër të SPAK, ushtruan kontroll në kampin e muxhahedinëve.

Qyno tha në Ora News, se ka dyshime që anëtarë të MEK ushtrojnë spiunazh. Gazetari tha se kontrolle janë kryer edhe në zonën e Astirit dhe zona të tjera, ku anëtarë të MEK kanë banesa.

"SPAK ka pasur informacionet e nevojshme për të bërë një ndërhyrje pikërisht në kampin më të madh të opozitës iraniane në Shqipëri, ku ndodhen rreth 3 mijë persona.

Gjykata e Posaçme dje ka miratuar kontrollin e prokurorëve në çdo ambient të kampit, por kontrolle janë kryer edhe në zonën e Astirit dhe zona të tjera ku ndodhen këta anëtarë, apo grup popullsie që ndodhen në Shqipëri të cilët kanë marrë apartamente në qytetin e Tiranës, ku besohet se ushtrohet aktivitet kriminal sa i përket spiunazhit. Ndaj është kërkuar një prani e madhe e forcave policore që në orët e para të mëngjesit.

Qëllimi ka qenë vetëm për kontrolle, jo për arrestime siç u raportuan në fillim. Hetimet e SPAK janë përqëndruar edhe në bazë të informacioneve që kanë ardhur nga agjencitë e huaja në vendin tonë. Shqipëria të mos harrojmë se 2 vite më parë bëri largimin e trupit diplomatik të Iranit, ndërsa edhe 1 vit më parë bëri kontrolle të ndryshme ndaj disa prej anëtarëve të opozitës iraniane, të cilët dyshoheshin se kishin të bënin me spiunazh", tha Qyno.

Të fundit