Flash News

E-TJERA

Gazetari apelon ministren: Kini mëshirë znj. Koçiu! Në Onkologjik njerëzit po vuajnë, nuk punojnë kondicionerët

Gazetari apelon ministren: Kini mëshirë znj. Koçiu! Në

Gazetari Osman Stafa, i njohur për nismat e tij sociale, ka denoncuar mungesën e kondicionerëve gjatë këtyre ditëve përvëluese në spitalin Onkologjik. 

ë facebook, ai shkruan se sistemi i kondicionimit është por nuk punon, sepse nuk është rinovuar kontrata e mirëmbajtjes. 

"Znj. Albana Koçiu kini mëshirë!!!
Në këto temperatura të larta, pacientë, mjekë, infermierë janë duke u pjekur të gjallë në Onkologjik, pasi nuk punojnë kondicionerët.
Kini mëshirë se po plasin njerëzit atje brënda.
Ka njerëz që bëjnë kimio në temperatura, që imagjinojini vetë. Shkoni e shikoni. 2 kondicionerë punojnë, ata që ndodhen tek holli, sipas raportimeve të pacientëve.
Pastaj nëpër pavione, korridore ku qëndrojnë pacientët, mjekët, infermierët, janë duke vuajtur njerëzit në mënyrë ç'njerëzore.
Sistemi i kondicionimit është por nuk punon.
Nuk punon sepse nuk është rinovuar kontrata e mirëmbajtjes. Nuk funksionojnë prej ditësh, sipas raportimeve. Po plasin aty brënda.
Jeni Ministre e Shëndetësisë, shkoni e shihni.
Kini mëshirë e të rregullohet sa më parë ky problem.
Për ta provuar sesi është, tentoni të qëndroni një ditë me ata mjekë, infermierë e pacientë në ato kushte. Edhe këtë nëse nuk e bëni dot, qëndroni një ditë në zyrën tuaj pa kondicioner. Ndoshta do kuptoni sesi po qëndrojnë sot njerëzit që bëjnë kimio në Onkologjik.
Kini mëshirë për ata njerëz zonja ministre!!", shkruan gazetari. 

Të fundit