All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gazetari Balla: Vota ime është për Najada Çomon, por PS i përdor politikisht

All - Paragraf - 1

Gazetari Balla: Vota ime është për Najada Çomon, por PS i

Gazetari Sokol Balla duket se jo vetëm ka përshëndetur kandidimin e mjekes Najada Çomo si deputete, por ka deklaruar publikisht se vota e tij shkon për të.

All - Paragraf - 3

Gjatë diskutimit mbi listat me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Balla tha se vota e tij për Çomon shkon pasi u kujdes për familjarët e tij kur u infektuan me Covid-19, por shtoi se PS po i përdor profesionistët politikisht.

Vota nuk tregohet, por e them se vota ime është për Najada Çomon, një person që u kudjes për thuajse gjithë familjarët e mi, sidomos një nga vëllezërit edhe mamanë në spital. Janë të shumtë që e vlerësojnë, por si si gazetar pyes pse PS nuk i lë mjekët të bëjnë punën e tyre por i përdor politikisht”, iu drejtua Balla ministres.

Ju po thoni se do votoni për PS”, iu përgjigj Manastirliu.

Teknikisht do votoj Çomon, këtu del edhe teza e përdorimit nga PS”, shtoi Balla.  

Të fundit