Flash News

E-TJERA

Gazetari bën për “ujë të ftohtë” Fevziun, Haxhiun dhe Buzhalën: A ju ka paguar BDI të vini dhe të bëni propagandë?

Gazetari bën për “ujë të ftohtë” Fevziun,

Talat Xhaferi, është shqiptari i parë do të drejtojë si kryeministër në Maqedoninë e Veriut.

Sakaq, dje të pranishëm gjatë votimit në Kuvend, ishin edhe gazetarët e njohur Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi dhe Berat Buzhalën të cilët shoqëroheshin me makina zyrtare.

Ardhja e gazetarëve të njohur në Maqedoninë e Veriut dhe trajtimi i tyre si VIP-a ka ngjallur kritika në mediat e vendit fqinj.

Një kronike e përgatitur nga PortalX ka thumbuar gazetarët duke ju drejtuar pyetjen se ai ka paguar BDI-ja të shkojnë e të bëjnë propagandë.

Kjo pyetje nga ana e gazetarit ka ngjallur reagim të menjëhershëm nga Blendi Fevziun i cili e ka cilësuar atë si të turpshme nga gazetari i ri.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Ju na tregoni a ju ka paguar BDI të vini këtu dhe të bëni propabandë?

Blendi Fevziu: Si mund të bësh pyetje a ke marrë lek? A stë vjen turp?

Gazetari: Pse? Berati se ka problem

Fevziu: Por si mund të bësh pyetje a ke marrë lekë? Është turp ta bësh se je djalë i ri, është turp.

Gazetari: Po në veturë zyrtare po hyn

Fevziu: Në veturë se di ku po hy, por të marrësh lekë është turp ta bësh këtë pyetje se je gazetar i ri. Pyet njëher tjetër pse ke ardhur, a ka ndonjë interes për ty, a ka qenë në evente të tilla

Gazetari: A ka interes për ty?

Fevziu: Patjetër që ka.

Të fundit